Qyteti i Vushtrrisë ka filluar dezinfektimin e rrugëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pastrimi e dezinfektimi në Vushtrri ???? #rrinshpi Panik JO,Kujdes PO “, ka shkruar Tahiri.
Dezinfektimi ka filluar edhe në Prishtinë, ndërsa deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 16 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/