image Fillon dezinfektimi i kabinave të punëtorëve në pikën kufitare në Morinë

Kosovë

Koronavirusi/ Fillon dezinfektimi i kabinave të punëtorëve në pikën kufitare në Morinë

news image

Pas miratimit të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrje të masave për parandalimin e koronavirusit në Kosovë, në pikën kufitare në Morinë kanë dalur një ekipë për të dezinfektuar kabinat e punonjësve të kësaj pike kufitare.

Ndër masat e shumta të ndërmarra nga Qeveria ishte ndërprerja e mësimit si dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme.

Menjëherë sonte kanë filluar të ndërmerren masat për parandalim tek pikat kufitare.

Nga Drejtoria e Doganës në Morinë ka filluar që sonte të bëhet dezinfektimi i të gjitha ambienteve të Doganës dhe kabinave të punonjësve të policisë.

Në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, edhe pse gjatë ditës së sotme janë trajtuar 7 persona por që rezultatet kanë dalur të jenë negative./ Gazeta Sinjali/