Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka pritur për një darkë pune të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Takimi i tyre tashmë ka nisur në një restorant në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Grenell ndodhet për vizitë në Kosovë, dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.
Gjithashtu është konfirmuar se Grenell nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa./Gazeta Sinjali/