image Çmimet e FIFA-s, Cristiano Ronaldo fiton çmim special, pasi u bë golashënuesi më i mirë i historisë

Futboll

Çmimet e FIFA-s, Cristiano Ronaldo fiton çmim special, pasi u bë golashënuesi më i mirë i historisë

news image

Sot u mbajt ceremonia e FIFA’s ku u ndan shumë çmime vjetore, për lojtarët dhe trajnerët.

Një nga çmimet me interes të veçantë ishte edhe çmimi i ‘Lojtarit më të mirë të vitit‘ që zgjidhet nga institucioni më i madh i futbollit botëror ‘FIFA’, ku e fitoi Robert Lewandowski.

Gazeta Sinjali Sporti ju tregon çmimet kryesore të dhuruar nga FIFA:

Eduard Mendy është shpallur portieri i vitit 2021, duke e mposhtur Donnarumman dhe Edersonin.

Erik Lamela me golin me “Rabona” ndaj Arsenalit ka fituar çmimin për golin e vitit.

Stafi mjekësor i Danimarkës e ka fituar çmimin e Fair Play nga FIFA, për shpëtimin e jetës së Christian Eriksenit, pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes në Evropian.

Trajneri i vitit nga FIFA u shpall, Thomas Tuchel, pasi ia fitoi Chelseat, Ligën e Kampionëve.

Çmimi për fansat më të mirë shkon për ata të Danimarkës dhe Finlandës, që treguan dinjitet, bashkëpunim dhe seriozitet te rasti i Eriksenit.

Është zbuluar edhe 11-shja më e mirë e vitit 2021 nga FIFA, ku janë futbollistët më të mirë.

Disa prej yjeve që mungojnë është Karim Benzema, Kylian Mbappe e Mohamed Salah.

Alexia Putellas pasi e fitoi topin e artë, e fitoi edhe çmimin “Lojtarja e Vitit” nga FIFA.

Robert Lewandowski fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” duke e mposhtur Salahun dhe Messin.

Për në fund, FIFA dhuroi edhe një çmim special, duke i dhuruar Cristiano Ronaldos një trofe pasi u shpall golashënuesi më i mirë i historisë.

Gazeta Sinjali Sporti/