image Qindra pjesëmarrës/ Fillon ceremonia e varrimit të dy nxënësve të vrarë në sulmin në Gllogjan

Sociale

Qindra pjesëmarrës/ Fillon ceremonia e varrimit të dy nxënësve të vrarë në sulmin në Gllogjan

news image

Të premten mbrëma, dyshohet se një person i maskuar gjuajti me kallashnikov në drejtim të autobusit ku ishin nëntë persona. Si pasojë e kësaj, mbetën të vrarë tre persona- shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Pak më parë në varrezat e fshatit në Gllogjan, ka filluar ceremonia e varrimit të Genta Mustafajt dhe Ledion Hamzajt, që ishin nxënës të shkollës së mesme.

Përpos tyre, viktimë e këtij krimi makabër, ishte edhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Ai u varros sot në orën 12:00 në fshatin Skivjan të Gjakovës.

/GazetaSinjali/