image Fillon ceremonia e shpalljes së futbollistit të vitit nga FFK

Futboll

Sport/ Fillon ceremonia e shpalljes së futbollistit të vitit nga FFK

news image

Ka nisur ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK do t’i shpërblejë me çmime futbollistin më të mirë të vitit 2019 dhe disa njerëz të tjerë të përfshirë në këtë sport.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje po marrin pjesë mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve. Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.

Kujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.