Kanë filluar punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër në Mitrovicë.
Në një njoftim në faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës thuhet se ky projekt do të kushtojë rreth 1.8 milionë euro.
” Rregullimi i shtratit të këtij lumi do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro,i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa pritet të përfundoj brenda një periudhe të shkurtë kohore”, thuhet në njoftim.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, theksoi se ky është një prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës.
“Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër përveç rregullimit të shtratit të lumit, do të përfshinë edhe rregullimin e hapësirave tjera, ashtu sikur që është vepruar më parë me rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri te vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit”, ka deklaruar Bahtiri./Gazeta Sinjali/