image Fillojnë hetimet ndaj 3 ministrave francezë, akuzohen se dështuan ta menaxhojnë pandeminë

Botë

Fillojnë hetimet ndaj 3 ministrave francezë, akuzohen se dështuan ta menaxhojnë pandeminë

news image

Gjykata Speciale në Francë ka urdhëruar sot fillimin e hetimeve ndaj tre ministrave, për mënyrën sesi ata e kanë menaxhuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës ndaj tyre janë ngritur 90 padi nag pacientë të infektuar, mjekë, punonjës të burgut e policisë në Francë.

Ata janë ankuar ndaj veprimeve të këtyre tre ministrave gjatë këtyre muajve, sidomos për shkak të mungesës së maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse, derisa virusi po shpërndahej në të gjithë Evropën.

44 nga këto 90 padive të ngritura ndaj ministerave janë hedhur poshtë nga kjo gjykatë, derisa të 46 të tjera janë duke u trajtuar, shkruan AP, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjykata e Drejtësisë ka vlerësuar se në 9 prej atyre ankesave ka elemente për t’i hetuar ish-kryeministrin, Edouard Philippe, që dha dorëheqje disa orë para njoftimit të gjykatës, si edhe ministrin e Shëndetësisë Olivier Veran.

Ata mund të dënohen me dy vjet burgim për akuzën se “dështuan ta luftojnë një fatkeqësi”./Gazeta Sinjali/