image Filloi finalja e “Këngës Magjike”, kush do të fitojë?!

Festivali/ Filloi finalja e “Këngës Magjike”, kush do të fitojë?!

news image

Ka filluar nata finale e edicionit të 21-të të festivalit muzikor “Kënga Magjike” në Shqipëri.

Këtë vit ky festival mbahet nën moton “Këndoj për të ndërtuar”.

Këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, finalistët që do të ngjiten sonte në mbrëmje në skenën e “Pallatit të Kongreseve” nuk do ta kenë mbi supe të gjithë barrën e votimit për njëritjetrin. Ky është viti i parë që producenti dhe moderatori i “Këngës Magjike” vendosi të ndryshojë formulën e votimit.

Kështu, edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike” vjen me një koncept të ri. “Këtë vit në ‘Kënga Magjike’ veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e Neë Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët!

Kujtojmë që pretendentët për të fituar çmimin kryesor janë Eneda Tarifa dhe Filloreta Raci – Fifi. /Gazeta Sinjali/