Dhuna ndaj prindërve po shënon dukshëm rritje në Kosovë. Të paktën një rast çdo ditë e regjistron Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar prej burimeve në Polici se një rast i tillë ndodhi dje rreth orës 09:00 në Koretin të Kamenicës.
Sinjali ka mësuar se fillimisht, djali dhe babai i tij u fjalosën por më pas, djali e sulmoi fizikisht atë.
Djali është arrestuar ndërsa babai ka marrë tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/