Filipinet kanë marrë vendim që të mos lëshojnë viza për qytetarët e Kinës në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, nga i cili deri më tash kanë vdekur 106 persona.
Autoritetet filipinase janë duke i vëzhguar 11 raste të dyshimta të koronavirusit, por ende asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Rastet e shënuara të koronavirusit janë në Nepal, Singapor, Japoni, Tajvan, Tajlandë e Vietnam, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës.
“Do ta marrim këtë masë proaktive për t’i pakësuar udhëtimet dhe mundësisht për ta parandaluar arritjen e këtij virusi në vendin tonë”, tha Jaime Morente, komisioner i Byrosë për Imigracionin.
Ndërsa, kinezët ende mund të aplikojnë për viza në Ambasadën e Filipineve në Pekin apo në konsullatat e tjera.
Ndryshe, 22 për qind e turistëve të huaj në Filipine vitin e kaluar ishin kinezë, shkruan “Reuters”. /Gazeta Sinjali/