Filetot e pulës të përgatitura kështu do ju shijojnë edhe më shumë, sepse marinimi është i gjithë sekreti për ta shijuar mishin e bardhë.
Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona.
Përbërësit: 2 vezë, 4 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle niseshte, 1 gotë ujë, 300 gr filetë pule, 1 gotë verë e bardhë, lëkurë limoni, lëng limoni,1 lugë të vogël sheqer dhe kripë.
Përgatitja: Si fillim lyeni me vezë e miell filetot e pulës dhe i skuqni. Në një tas bashkoni niseshtenë, ujin dhe i shtoni në një tigan. Shtoni verën dhe sheqerin. I trazoni mirë, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit. Në fund edhe pak kripë. Tani vendosni për të pjesën tjetër të skuqjes filetot e pulës. Në fund e shoqëroni me disa feta limoni.