image Fileto pule me kërpudha

Recetë/ Fileto pule me kërpudha

news image

Fileto pule me kërpudha është receta e duhur për drekën e ditës së sotme.

Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Sinjali.

Përbërësit:

700 gr kërpudha shampinjon, 200 ml pana, 2 lugë vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, pak majdanoz (të grirë imët), 1 lugë gjelle gjalpë, kripë dhe piper.

Ja si përgatitet receta:

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni kërpudhat e prera dhe i lini rreth 10 minuta derisa të vyshken.

Shtoni panën, majdanozin dhe trazojini mirë.

Në një tigan tjetër skuqni filetot e pulës me pak gjalpë. Marinojini sipas dëshirës me kripë dhe piper.

Pasi të jenë gati i servoni në pjatë dhe sipër i shtoni kërpudhat me pana. Vendosni edhe një gjethe borzilok./Sinjali/