Duke e parë gjendjen me pandeminë Covid 19, FIFA ka bërë një njoftim për kontratat e futbollistëve që iu skadojnë në muajin qershor.
Duke e parë që sezonet e ligave evropiane pritet të vazhdojnë e të luhen gjatë verës, FIFA ka marrë një vendim duke u bazuar në situatën ekonomike të klubeve, transmeton Gazeta Sinjali.
UEFA ka marrë vendim që kontratat e lojtarëve të shtyhen deri në përfundim të sezonit.
Për ta marr këtë vendim, FIFA u bazua në këta faktorë: A ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve, situata ekonomike e klubit, përshtatja e kontratës në propocion, fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual dhe nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo./Gazeta Sinjali/