image FIFA planifikon instalimin e kamerave në zhveshtoret e stadiumeve në Botërorin e Katarit

Futboll

FIFA planifikon instalimin e kamerave në zhveshtoret e stadiumeve në Botërorin e Katarit

news image

FIFA po planifikon të instalojë kamera në dhomat e zhveshjes së stadiumeve të Kupës së Botës 2022, raporton RMC.

FIFA po konsideron vendosjen e kamerave në dhomat e zhveshjes së ekipeve gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, me qëllim për tu parë drejtpërdrejt gjatë transmetimeve nga shikuesit, ka mësuar RMC Sport.

Për disa vite, FIFA ka qenë në kërkim të metodave të reja të xhirimit gjatë garave të saj për të sjellë shikuesin më pranë lojtarëve.

“Ky është një projekt që është në rrugën e duhur, por që nuk është zbatuar ende plotësisht. Ajo do të jetë shumë e kurdisur nëse vendoset në nëntor”, ka thënë një burim i afërt i organizatorëve të Botërorit.

/Gazeta Sinjali Sporti/