image FIFA mund t'i ndryshojë disa rregulla në Botërorin e Katarit

Futboll

FIFA mund t’i ndryshojë disa rregulla në Botërorin e Katarit

news image

FIFA është e prirur të prezantojë rregulla të reja në lidhje me kohën efektive të lojës përpara Kupës së Botës 2022 në Katar, transmeton Sinjali Sport.

Koha efektive e lojës është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit pasi shumë ankohen se disa lojëra vështirë se kanë 60 minuta lojë aktuale me top. Një ‘Observator i Futbollit CIES’ i kryer së fundmi zbuloi se topi është në lojë aktive vetëm për 60.2% të ndeshjes mesatarisht në Ligën e Kampionëve.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, FIFA dëshiron të rrisë sasinë e kohës efektive të lojës në ndeshjet përpara Kupës së Botës së ardhshme në Katar, por së pari ata do të duhet të marrin dritën jeshile nga IFAB, organi që rregullon ligjet e futbollit. .

Vlerësimet aktuale sugjerojnë se ndeshjet në Kupën e Botës 2022 mund të kenë të paktën dhjetë minuta kohë shtesë për të zgjidhur këtë problem. Konfirmimi i këtij propozimi erdhi direkt nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili së fundmi vizitoi Italinë.

/GazetaSinjaliSport/