image FIFA: Irani do të lejojë gratë të marrin pjesë në ngjarje sportive

Botë

Botë/ FIFA: Irani do të lejojë gratë të marrin pjesë në ngjarje sportive

news image

Presidenti i Federatës Ndërkombëtarë të Futbollit, FIFA, Gianni Infantino, ka thënë se Teherani e ka siguruar që do të lejojnë gratë të marrin pjesë në ndeshjet e ardhshme të futbollit.

Komentet e Infantinos vijnë pas vizitës së përfaqësuesvee të FIFA-s në Iran, ku u diskutua rreth ndalesës ndaj grave për të marrë pjesë në ngjarjet sportive të burrave. Për shkak të këtij rregulli, një grua që kishte tentuar të hynte e maskuar si burrë në stadion, kishte bërë vetëvrasje.

Irani pritet të përballet me Kamboxhën në vitin 2020 në stadiumin Azadi të Teheranit.

Presidenti iranian Hassan Rohani, ka dështuar të hapë disa çështje të mbyllura në shoqërinë iraniane, si reformat që do të garantonin barazi për gratë.

Presidenti iranian Hassan Rohani dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, 2018.