FIFA e ka ndaluar Harry Kane të mbajë shiritin “One Love” në krah, në shenjë solidariteti për komunitetin LGBTQ.
Federatës Angleze i është thënë nga FIFA se rregullat e saj nuk lejojnë që Harry Kane të mbajë shiritin “OneLove” të krijuar për të shprehur solidaritetin me njerëzit e këtij komuniteti, raporton Telegraph, përcjell Sinjali Sport.
Biseda e fundit, pjesë e një takimi standard midis zyrtarëve të ekipit dhe komisionerit të ndeshjeve të FIFA-s të dielën, e ka lënë FA-në të frustruar thellësisht me FIFA-n në prag të ndeshjes së parë kundër Iranit.
Të shtunën, FIFA lansoi shiritat alternativë me ato që i përshkruan si mesazhe solidariteti. Shiritat e FIFA-s kanë slogane të ndryshme për çdo raund, shumica prej tyre të pakuptimta. Dizajni i shiritave të FIFA-s thuhet se përfshin zemrën e shiritave “OneLove” të favorizuar nga kombet evropiane, por jo ylberin e versionit “OneLove” që përfaqëson komunitetin LGBT.
Ka shqetësime se Kane mund të ndëshkohet sapo të fillojë ndeshja nëse ai vendos që ta vesh atë.