image FIFA e kujton golin e rrallë të Shaqirit të shënuar në Botëror

Futboll

FIFA e kujton golin e rrallë të Shaqirit të shënuar në Botëror

news image

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist i Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror 2014.

Ylli kosovar i kishte realizuar tre gola në fitoren 3:0 ndaj Hondurasit në Grupin E, fitore kjo që ia kishte siguruar ekipit “Helvetik” kalimin në të tetën e finales, ku e priste Argjentina e Lionel Messit.

Dhe, FIFA përmes grupit zyrtar të Botërorit në rrjetet sociale, “FIFA World Cup”, e ka kujtuar golin spektakolar të futbollistit të Liverpoolit.

“Kubi i fuqishëm me rrufe. Shaqiri ka goditur në pikë”, ka shkruar shtëpia e futbollit botëror në përshkrimin e videos.

Shaqiri shënon nga jashtë 16 metërshit dhe e ngrit publikun në këmbë.

Shijojeni këtë “perlë” të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit./Gazeta Sinjali Sporti/