image E rëndë: Gjendet i mbuluar me baltë trupi i pajetë i 8-vjeçarit në Fier

Shqipëri

E rëndë: Gjendet i mbuluar me baltë trupi i pajetë i 8-vjeçarit në Fier

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit të cilin e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar banesa e një 28-vjeçari me inicialet K.Ç. ku është gjetur trupi i fëmijës, i cili ka qenë i mbuluar me baltë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar të dyshuarin dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj“. /TCH/

/GazetaSinjali/