Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar ekipin ideal të vitit 2019, në gala mbrëmjen që po mbahet sonte.
Ekipin ideal e votuan trajnerët dhe kapitenët e IPKO Superligës.
Me këtë rast, Visar Bekaj i prin në portë ekipit më të mirë të vitit, për të vazhduar me mbrojtësit Armend Thaqi, Përparim Islami, Arbër Prekazi e Visar Berisha.
Në mesfushë janë vendosur, Albert Dabiqaj, Arb Manaj e Mendurim Hoti.
Kurse, sulmi përbëhet nga treshja Kastriot Rexha, Blend Baftiu e Xhevdet Shabani./Gazeta Sinjali/