image FFK merr vendimin për krijimin e Ligës U21

Futboll

FFK merr vendimin për krijimin e Ligës U21

news image

Nga tash e tutje, futbolli i Kosovës është pasuruar edhe me një tjetër nivel garash.

Bëhet fjalë për Ligën U21, që tashmë ka marrë dritën jeshile për t’u krijuar.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mes vendimeve tjera, është marrë vendimi që të krijohet edhe Liga e grupmoshës U21.

“Me qëllim të zhvillimit më të mirë të futbollit, KE mori vendim për krijimin e Ligës U21” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në futbollin tonë krahas garave të ekipeve të sendorëve, organizohen gara edhe në grupmoshat nën 17-vjeç dhe nën 19-vjeç në konkurrencën e meshkujve, si dhe garat nën 17-vjeç në konkurrencën e femrave, derisa në regjione organizohen garat në të gjitha grupmoshat më të ulëta. /GazetaSinjaliSporti/