image FFK me njoftim: FC Ballkani, Daja dhe Kabashi përfundojnë në disiplinore

Futboll

FFK me njoftim: FC Ballkani, Daja dhe Kabashi përfundojnë në disiplinore

news image

FC Ballkani, trajneri Ilir Daja dhe video-analisti i këtij klubi, Ardi Kabashi, kanë përfunduar në disiplinore. Kështu njoftoi sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që publikoi vendimet e Komisionit të Garave.

Ndaj klubit të Ballkanit është hapur procedurë disiplinore me motivin “lëshim në organizimin e ndeshjes”.

Ndërsa, Daja është duke u akuzuar për ofendim dhe ironizim ndaj gjyqtarëve.

Ndërkaq, ndaj Kabashit motivi i nisjes së procedurës disiplinore është për shkak të hyrjes së tij në fushë dhe kërkesës së sqarimit nga gjyqtarët, por se nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar.

Njoftimi i lëshuar nga FFK-ja:

“V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 18-të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, tifo grupi i FC ”Ballkani”, kanë fyer në kor skuadrën mysafire me fjalë më të ulta dhe të njëjtat ofendime i përsërisin edhe në minutat 13 dhe 46. Në min 67, nga të njëjtit hudhet një shishe PVC në fushë, por fatmirësisht nuk e godet askend. Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin ende në fushën, një person i paautorizuar i afrohet gjyqtarëve duke kërkuar sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Videoanalistit të FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, pa të drejtë futet në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe nga gjyqtarët kërkon sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit të FC”Ballkani” , Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, ofendon dhe ironizon gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina dhe xhirimit televiziv”.

/GazetaSinjaliSport/