image FFK ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët para ndeshjes me Gjibraltarin

Kosovë

Sport/ FFK ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët para ndeshjes me Gjibraltarin

news image

Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur edhe një herë rregullat për të gjithë tifozët që duan ta shikojnë Kombëtaren e Kosovës në “Fadil Vokrri” ndaj Gjibraltarit.

Kosova do të zhvillojë pas dy orëve takimin miqësore me Gjibraltarin, ndërsa si zakonisht edhe kësaj radhe shumë tifozë kanë shprehur interesim që ta përcjellin këtë ndeshje.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosova – Gjibraltari, që zhvillohet sonte në ora 18:00, do të hapen në ora 16:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 16:00.

2. Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për femijët.

5. Gjerat qe nuk lejohen ne stadium do te konfiskohen ne hyrje. Gjerat e palejuara perfshijne:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i cfaredo lloji (pervec ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, cipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (canta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Cdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia

7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.