image FFK-ja del me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

Futboll

FFK-ja del me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

news image

Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim, për të gjithë tifozët që kanë blerë bileta për këtë ndeshje.

Siç njofton FFK, mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh të gjithë atyre që kanë bileta.

“Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.
Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected]”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjaliSport/