image FFK emëron zëvendësuesin e Eroll Salihut

Futboll

FFK emëron zëvendësuesin e Eroll Salihut

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar Taulant Hodajn, si ushtruesin e detyrës së sekretarit të përgjithshëm.

Përmes një njoftimi për media, FFK njoftoi se Hodaj do të jetë u.d i sekretarit të përgjithshëm.

Kjo vjen pas dorëheqjes së Eroll Salihut nga kjo pozitë.

“Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së. Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat i FFK-së, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm” – thuhej në njoftim. /Gazeta Sinjali Sporti/