image Fetahu: Konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro Termokosit

Kosovë

Fetahu: Konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro Termokosit

news image

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu, ka thënë se konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se prodhimi i energjisë është 11% më i lartë.

“Realisht gjatë vitit 2021 kemi pasur ngritje 1.35 milion të shkallës së inkasimit. Edhe faturimi ka qenë 14% më i lartë edhe prodhimi i energjisë 11% më i lartë. Në koordinim me komuna do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”.

“Zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit”, ka thënë Fetahu.

Ai beson që gjatë tre viteve vlera do të jetë 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat.

Mes tjerash ai ka treguar se realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro, ku projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë, e cila sipas tij është e financuar nga Qeveria Amerikane.

Fetahu ka deklaruar se deri në fillim të sezonit së ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar.

Fetahu ka sqaruar se për qytetarët nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja nga “Termokosi”.

Madje, ai tha se gjithçka është duke u furnizuar normalisht, por që i vetmi problem është se Termokosi është duke punuar me një bllok të Kosova B1./GazetaSinjali/