Tifozët mund të bëjnë çmendurira për skuadrën e zemrës teksa festa e tyre në momentet e triumfit mund të rezultojë shpesh e papërmbajtshme apo e vështirë për t’u shpjeguar. Ndaj, veprimet ajo ato që i marrin vendin fjalëve dhe në Meksikë, një vajzë në tribuna është “tërbuar” për golin e Tigres.
Vajza në fjalë nuk ngurroi aspak të dalë “topless” në tribuna pasi ekipi i zemrës shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Pachuca ndërsa të tjerët përfituan të bënin edhe foto me atë që mund të konsiderohet padyshim si fansja më e zjarrtë në botë.
Në fund, Tigres, ekipi për të cilën vajza bënte tifozllëk humbi, megjithatë, festa e veçantë dhe +18, do të mbahet mend gjatë nga tifozëria e Tigres dhe jo vetëm.