Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.
Artisti ka arritur që me zërin dhe stilin e tij unik t’i bëjë për vete publikun, transmeton Sinjali.
Krahas karrierës së suksesshme, Butrinti asnjëherë nuk heziton të tregojë që është shumë i lidhur me familjen, duke publikuar herë pas here fotografi me ta në rrjetet sociale.
E një ditë shumë e veçantë është sot në familjen e këngëtarit, pasi që babai i tij feston datëlindjen e 51-të.
Butrinti ka vendosur që përmes një imazhi të publikuar në Instastory, ta urojë babain.
“Urime ditëlindja bab’. 51”, ka shkruar këngëtari në gjuhën angleze.
Ndryshe, Butrinti është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Dream Girl” që është në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/