image Festë e çmendur në Kopenhagë pas fitores së Danimarkës

Futboll

Festë e çmendur në Kopenhagë pas fitores së Danimarkës

news image

Tifozët danezë festojnë si të çmendur kualifikimin e kombëtares së tyre në gjysmëfinale të Euro 2020.

Danimarka ka siguruar kalimin tutje në Kampionatin Evropian pasi mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen çerekfinale.

Fitorja e danezëve erdhi falë golave nga Thomas Delaney dhe Kasper Dolberg, ndërsa për çekët golin e vetëm e shënoi Patrick Schick.

Kjo fitore ka bërë që Vikingët të sigurojnë gjysmëfinalen për herë të parë që nga viti 1992, atëherë kur edhe e fituan gjithë trofeun.

Ky triumf dhe kalim në gjysmëfinale ka bërë që festa të jetë e madhe në kampion danezë.

Tifozët e Danimarkës kanë festuar si të çmendur në Kopenhagë golat e ekipit dhe kualifikimin e kombëtares së tyre në gjysmëfinale të Euro 2020. /Gazeta Sinjali Sporti/