Nata e dytë festive në Kosovë, për fat të mirë, ka kaluar pa fatalitet në komunikacionin rrugor.
Përkundër përdorimit të tepruar të alkoolit, siç ndodh rëndom gjatë festës së Vitit të Ri, gjendja e sigurisë në trafik ka qenë përgjithësisht sikurse gjatë ditëvë të tjera të javës.
Sipas statistikave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku. 13 prej tyre kanë rezultuar me të lënduar ndërsa shumica prej tyre rreth 28 sosh kanë kalaur vetëm me dëme materiale.
Njësitet e policisë së trafikut kanë shqiptuar 440 gjoba ndaj kundërvajtësve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. /Gazeta Sinjali/