Real Madridi e ka festuar titullin e Spanjës për herë të 34-të në histori të klubit, ndërsa festa e futbollistëve dhe stafit ishte e madhe.
Me fitoren ndaj Villarrealit, Los Blancos e siguruan matematikisht titullin për sezonin 2019/2020 në La Liga.
Krahas festimeve zyrtare para fotoreporterëve, nuk ka munguar edhe argëtimi në zhveshore.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video, në të cilat shfaqen lojtarët e Realit duke u argëtuar me trofeun dhe me shampanjë.
Ky është titulli i dytë i La Ligas që Madridi e fiton me Zinedine Zidane në postin e trajnerit. Ishte pikërisht legjenda franceze që ia siguroi titullin e fundit kampional, në sezonin 2016/2017. /Gazeta Sinjali