image Fero i ndanë rrugët me kompaninë menaxhuese

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fero i ndanë rrugët me kompaninë menaxhuese

news image

Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar, Fero sot është larguar nga kompania “On Records”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

Fero ka njoftuar që tanimë do të vazhdojë si artist i pavarur si dhe ka falënderuar kompaninë për mbështetjen e dhënë, transmeton Sinjali.

Rep-artisti gjithashtu ka njoftuar që “On Records” ende ka të drejtën të rezervojë data të koncerteve për të.

Nga kjo kompani kujtojmë që janë larguar edhe artistët e njohur si: Mozzik, Getinjo, Kida e të tjerë.

Ndryshe, Fero përveç mbrëmjeve muzikore është duke shijuar edhe suksesin e këngës së fundit “Ride or Die”. Kënga është publikuar në muajin qershor dhe deri më tani numëron mbi tetë milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/