Fero përmes një komenti që ia ka bërë Arbenitës, ka treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.
Arbenita Ismajli së fundi ka postuar një fotografi, në të cilën u shfaq në përqafim të Feros.
Modelja e quajti reperin “Alles Baba”, ashtu sikurse titulli i një prej këngëve të tij, ndërsa ky i fundit nuk hezitoi t’i komentojë.
“Çmendem për ty”, ka shkruar Fero, duke treguar se e dashuron pafund modelen.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor nga Fero është “Ride or Die”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.