Bërlloku është një fenomon mjaft shqetësues për secilën komunë, kjo ngaqë Kosova përballet me numër të madh mbeturinash, për të cilin fajin nuk e merrë askush.
Disa qytetarë të pandërgjegjshëm dhe mungesa e kontejnerëve, janë shkaqet kryesore pse rrugët dhe hapësirat tona gjelbëruese duken të shëmtuara.
Një rast i tillë është dërguar nga një sinjalizues në Ferizaj, i cili thotë se kjo pamje e shoqëron rrugën “Brahim Ademi” në shumicën e ditëve.
Katër kontejnerë janë vendosur aty, në rrugën e cila ndodhet vetëm dhjetëra metra larg institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Ferizaj, por nuk po duket të jenë të mjaftueshëm për banorët përreth, të cilët si alternativë po e shohin t’i hudhin mbeturinat afër në gjelbrim.