image Ferizaj: I sëmuri mental ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj djalit të tij të mitur

Siguri

Ferizaj: I sëmuri mental ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj djalit të tij të mitur

news image

Çdo ditë në Kosovë raportohet për raste të ndryshme të dhunës në familje dhe më së shpeshti viktima janë gratë dhe fëmijët, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një person, i cili është me probleme mentale është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj.

Arsyeja e arrestimit të tij është se i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj djalit të tij të mitur.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/