Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, paraditen e sotme ka shpërndarë dru për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomik në këtë komunë. Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim të ofrimit të ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasiae drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019. “Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajas. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social, si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve”, tha Bajrami. Përmes këtij aksioni janë ndihmuar familjet me gjendje të rëndë ekonomike edhe nga komuniteti rom, ashkali, egjiptas e serbë, strehimorja “Shtëpia ime”, dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj./Gazeta Sinjali/ |
Kosovë