image Ferizaj/ Bashkëjetoi me të miturën, përfundon në stacionin policor

Siguri

Ferizaj/ Bashkëjetoi me të miturën, përfundon në stacionin policor

news image

Ka përfunduar në stacionin policor një person në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me një person nën moshën 16-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas deklaratës së tij të dhënë në polici, e mitura është e fejuara e tij, me të cilën ai bashkëjeton në rrugën “Remzi Hoxha”, në Ferizaj.

Si i dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”, ai u shoqërua nga policia në stacion policor rreth orës 02:30 pas mesnatës së të shtunës./Gazeta Sinjali/