image Ferdinand pranon se gaboi në dyshimet që kishte për shiritin e kapitenit për Odegaard

Futboll

Ferdinand pranon se gaboi në dyshimet që kishte për shiritin e kapitenit për Odegaard

news image

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka pranuar se ka gabuar që ka pasur dyshime për kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Kishte dyshime të mëdha pasi ndërkombëtarit norvegjez iu dha shiriti i kapitenit në Emirates Stadium këtë verë.

Megjithatë, 23-vjeçari i ka udhëhequr Topçinjtë drejt një fillimi të përsosur në tre ndeshjet e tyre hapëse në Premier League, me skuadrën e Mikel Artetës në krye të tabelës.

Odegaard shënoi një dygolësh në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Bournemouth fundjavën e kaluar, gjë që ka bërë që Ferdinand të deklarojë se kishte gabuar Arsenali ndaj vendimit për të emëruar mesfushorin si kapiten të klubit.

Duke folur në FIVE, Ferdinand tha: “Unë thashë që shiriti në krah mund të rëndonte shumë mbi të. Thashë se mund, kishte mundësi që të mundej. Disa njerëz kur marrin shiritin i ndryshon.

Ai e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin. Si lojtar më pëlqen shumë Odegaard, sezonin e kaluar ai ishte fantastik.

Ai ishte një djalë i mrekullueshëm që në moshën 15-vjeçare dhe tani ai ka filluar të tregojë pse. Ju ose keni shiritin që ju rëndon shumë, ose ju mundëson të rriteni dhe të bëheni më të mirë.

Tre ndeshje në të duket sikur po e bëjnë atë një lojtar më të madh, një personalitet më të madh dhe një karakter më të madh.”

Ka shumë premtime rreth Arsenalit këtë sezon pas një vere të suksesshme në tregun e transferimeve. Skuadra e Artetës ka shtuar Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko dhe Fabio Vieira në radhët e tyre këtë merkato.

Topçinjtë presin rivalët londinez Fulham në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League në Emirates të shtunën në mbrëmje.

/GazetaSinjaliSport/