Fenomeni i ri i tenisit, Carlos Alacaraz ka fituar turneun e Madrid Masters, transmeton Sinjali Sport.
Spanjolli mposhti në finale gjermanin Alexander Zverev në dy sete 6-3 6-1, duke u bërë lojtari më i ri që e fiton turneun e Madridit, me 19 vite e katër ditë.
Në këtë rrugëtim, 19-vjeçari mposhti tenistë si Nadal e Djokovic, duke shkruar historinë, pasi u bë tenisti i parë që mposht Nadal dhe Djokovic në ndeshje radhazi në turneun e dheut.
Alcaraz tani ka fituar titullin e pestë të tij në karrierë – katër vetëm në 2022, pas Rios, Miami Open, Barcelonës dhe tani këtë të Madridit – askush nuk ka fituar më shumë tituj deri tani përgjatë këtij viti kalendarik.
19-vjeçari tashmë po konsiderohet si një fenomen i ri i tenisit, si dikush që më në fund mund të thyejë hegjemoninë e treshes së famshme Federer, Nadal e Djokovic.