image Fenomeni i ri i tenisit, Alcaraz, gjunjëzon Djokovicin dhe arrin finalen e Madridit

Sporte të tjera

Fenomeni i ri i tenisit, Alcaraz, gjunjëzon Djokovicin dhe arrin finalen e Madridit

news image

Fantazisti 19-vjeçar, Carlos Alcaraz ka arritur ta mposht numrin një të botës, Novak Djokovic, duke arritur në finalen e Madrid Masters, transmeton Sinjali Sport.

Spanjolli që po konsiderohet një fenomen i ri i tenisit, e mposhti Djokovicin në gjysmëfinale në tre sete 6-7 7-5 7-6, në një ndeshje që zgjati plot 3 orë e 36 minuta.

Në këtë rrugëtim të këtij turneu, Alcaraz mposhti edhe Rafael Nadal në një raund parapral, atë çerekfinal, duke u bërë tani lojtari i parë ndonjëherë që mposht në dy ndeshje radhazi Nadalin dhe Djokovicin në turneun me dhe.

Alcaraz gjithashtu është bërë lojtari më i ri që prek finalen e Madridit, me 19 vjet e tre ditë në supet e tij.

Spanjolli në këtë vit ka fituar turneun masters të Indian Wells e gjithashtu edhe atë të Barcelonës, teksa është afër një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij, që sapo ka filluar.

/GazetaSinjaliSport/