Fenerbahce po luan në udhëtim te Gaziantep në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Turqisë.
Kjo ndeshje ka nisur me një gol spektakolar që është shënuar vetëm pasi kanë kaluar tetë minuta.
Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në epërsi, kur sulmuesi brazilian Joao Figueuredo ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm.
25-vjeçari e pa se portieri mysafirë kishte dalë jashtë portës dhe me një goditje të fuqishme nga gjysma e fushës e mposhti atë për ta kaluar Gaziantepin në epërsi 1-0.
Sigurisht që ky deri më tani është goli i sezonit në Turqi dhe do të jetë ndër kandidatët kryesorë për ta fituar çmimin e golit të vitit.
GOL | Gaziantep FK 1-0 Fenerbahçe
— Anındaizle (@anindaizle0) December 13, 2021
8' Figueiredo ????????#Fenerbahçe #gaziantepfk #gustavo #futbol pic.twitter.com/iW9LXS9DmM
Rezultati momental është 1-1, pasi Mesut Ozil e barazoi rezultatin.
Mërgim Berisha është në bankën rezervë për këtë ballafaqim.