image Fëmijët që vrasin prindërit: Në Gjilan nga vajza - në Prizren dyshohet djali…Polici gjeti vdekjen në shtëpinë e burrit që dhunonte gruan

Kosovë

Fëmijët që vrasin prindërit: Në Gjilan nga vajza – në Prizren dyshohet djali…Polici gjeti vdekjen në shtëpinë e burrit që dhunonte gruan

news image

Çifti që prej vitesh jetonte në Suedi por me prejardhje nga Prizreni, Durim e Suada Hadri, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në janar të këtij viti. I dyshuari për vrasjen e tyre raportohet të jetë djali i çiftit. I njëjti nuk është intervistuar ende nga Prokuroria pasi dyshohet se ka kaluar kufirin dhe ndodhet jashtë vendit. Por, kjo nuk ishte vrasja e vetme që ndodhi në Prizren brenda këtij viti.

Çifti Hadri

Në fund të muajit janar, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, u vra 19-vjeçari me inicialet E.K.,. Plagët që dyshohet se iu shkaktuan nga mjeti i mprehtë-thika qenë vdekjeprurësë për të riun. Për këtë rast policia kishte arrestuar dy persona, Sh. S., i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S., i lindur në vitin 1994.

Dy ditë më vonë, pasi familjarët denoncuan dhunën e vazhdueshme të Iran Badallajt në fshatin Zhur të Prizrenit, aty vdekjen e gjeti polici Sami Thaqi dhe u lënduan rëndë dy zyrtarë tjerë të policisë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj. Lënime trupore mori edhe një fëmijë si pasojë e eksplozivit që shpërtheu gjatë kohës sa policët po bastisnin shtëpinë e të dyshuarit.

Sami Thaqi

E sot në Gjilan, u vranë katër anëtarë të familjes Bllaca. Në fund autorja e vrasjes së katërfishtë, Valdete Bllaca, qëlloi për vdekje edhe vetën. Dyshohet se vajza e vetme e familjes përdori armën zyrtare për t’i ekzekutuar prindërit dhe vëllëzërit.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se viktimat dyshohet që janë qëlluar me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Viktimat janë dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore. Në vendngjarje mbetën të vrarë, prindërit Zeqir Bllaca 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca 33-vjeçar e Fisnik Bllaca 34-vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca 45 vjeçare.

Fisnik Bllaca, 34 vjeçar
Blerim Bllaca, 33 vjeçar
Valdete Bllaca, 45 vjeçare…Raportohet se punoi 18 vjet në Policinë e Kosovës

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga komuna.

Haziri ka shtuar se familja Bllaca ishte e respektuar në Gjilan. /Gazeta Sinjali/