image Fëmijët me aftësi të veçanta në Ukrainë të lënë pas dore dhe me kushte të rënda jetese

Botë

Fëmijët me aftësi të veçanta në Ukrainë të lënë pas dore dhe me kushte të rënda jetese

news image

Ka pretendime se mijëra fëmijë ukrainas me aftësi të kufizuara janë harruar dhe braktisur në institucione që nuk mund të kujdesen për ta, raporton BBC.

Organizata për të drejtat e njeriut, Disability Rights International, ka kryer një hetim dhe ka gjetur fëmijë me aftësi të rënda kufizuese të lidhur në shtretër te shtëpia e fëmijëve, shtëpi kjo e tej mbushur me fëmijë të paaftë për t’ia dalë mbanë.

BBC-së i është dhënë akses ekskluziv në një institucion në Ukrainën perëndimore, ku fëmijët me aftësi të kufizuara nga lindja janë lënë nga kujdestarët e tyre që ikën në vendet fqinje.

/GazetaSinjali/