image Fëmijët dhe prindërit në Gostivar nuk e pranuan në klasë një vajzë me sindromin Down (VIDEO)

Rajon

Fëmijët dhe prindërit në Gostivar nuk e pranuan në klasë një vajzë me sindromin Down (VIDEO)

news image

Nxënësit dhe prindërit e tyre në Gostivar nuk pranuan të ulen në bankë me Ëmblën e vogël, për të filluar gjysmëvjetorin së bashku, ngase ajo është me sindrom.

 Preteksti që ata gjetën ishte se Ëmbla ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë, madje lidhur me këtë ata nënshkruan peticion.

Ndërkohë, drejtoria e shkollës respektoi peticionin e prindërve, duke ia ndërruar, çdo dy javë, klasën vogëlushes me sindromin down.

Prindi i Ëmblës përmes një postimi në Facebook është shprehur se si prindër mendon se kur do të filloj gjysmëvjetori i dytë për vajzën e tij, pasi që u bojkotu në gjysmëvjetorin e parë.

Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/