Këngëtarja e njohur, Valza Zhegrova, pas pothuajse një viti që është tërhequr nga muzika, i ka dhënë fund beqarisë.
Valza Zhegrova në shtator ndërpreu kontratën me labelin “ Mixey Music”, kjo pasi dëshironte të studionte në Belgjikë.
Ajo tashmë një kohë është distancuar nga rrjetet sociale.
Por së fundmi këngëtarja e shumë projekteve të sukseshme ka njoftuar se është fejuar me partnerin e saj, avokatin Nazmi Vërtopi.
Çifti duket se momentalisht po shijojnë pushimet në Turqi dhe se atje kanë vendosur të ndërmarrin hapin e ri në jetën personale.
Valza dhe Nazmiu bënë publike romancën e tyre të dashurisë në gusht të vitit 2020./GazetaSinjali/