image Federer shuan zërat për pensionim, konfirmon rikthimin në turne

Sporte të tjera

Federer shuan zërat për pensionim, konfirmon rikthimin në turne

news image

Roger Federer ka ‘anuluar’ frikën e daljes në pension ndërsa planifikon një rikthim në ATP Tour në vjeshtë, duke filluar nga Laver Cup në Londër, i ndjekur nga ‘Swiss Indoors’ në Bazel.

20 herë kampioni i Grand Slam-it ka mbetur jashtë fushës që nga humbja në çerekfinalen e Wimbledon në korrik të vitit të kaluar, duke njoftuar muajin e kaluar se ai kishte pësuar më shumë operacione në gju.

Federer pranoi nëntorin e kaluar se do të ishte “jashtëzakonisht i befasuar” nëse do të kthehej në Wimbledon këtë vit në një përpjekje për të fituar një tiull rekord të nëntë dhe tani duket pothuajse e sigurt se ai do të humbasë.

Ai mbush 41 vjeç në gusht, por ai planifikon të jetë në edicionin e pestë të Laver Cup, një kompeticion që fillon më 23 shtator që vë Evropën kundër pjesës tjetër të botës.

Nga këtu është turneu i tij në shtëpi i ‘Swiss Indoors’, sipas organizatorëve, i cili fillon më 24 tetor.

Federer e ka fituar turneun 10 herë, duke mbledhur titullin e tij të 103-të dhe më të fundit në vitin 2019, hera e fundit që u mbajt.

Një postim në Instagramin e turneut thoshte: “Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, Swiss Indoors Basel do të rikthehet në ATP Tour në vjeshtën e vitit 2022.

“Dhjetë herë kampioni në teke dhe heroi i vendlindjes Roger Federer ka njoftuar rikthimin e tij në stadiumin në St. Jakobshalle.

Më i madhi zviceran i të gjitha kohërave ka konfirmuar se agjenda e tij fillestare do të përfshijë Kupën Laver në Londër, e ndjekur nga Swiss Indoors në Bazel.”

Federer tha në një histori në Instagram: “Mezi pres të luaj në shtëpi”.

/GazetaSinjaliSport/