image Federer tërhiqet nga Roland Garros për shkak të dëmtimit

Sporte të tjera

Federer tërhiqet nga Roland Garros për shkak të dëmtimit

news image

Tenisti Roger Federer është larguar nga “Roland Garros” (French Open), transmeton Sinjali Sport.

Zvicerani pas fitores ndaj gjermanit Dominik Koepfer (7-6, 6-7, 7-6 dhe 7-5), ishte paraparë të përballej me italianin Matteo Berettini në raundin e katërt.

Por, Federer është detyruar të largohet nga turneu, pas një lëndimi në gjurin e djathtë.

“Pasi diskutova me skuadrën, kam vendosur të largohet sot. Pas dy operacioneve në gju dhe një viti shërim, është e rëndësishme të dëgjojë trupin dhe të sigurohem që të mos e shpejtojë rrugën time të shërimit”.

“Jam i lumtur që mora tri ndeshje. Nuk ka ndjenjë më të mirë se rikthimi”, shkruhet në komunikatë.

Berrettini tani avancon në çerekfinale, ku do takohet me fituesin e ndeshjes Novak Djkovic – Lorenzo Musetti. /Gazeta Sinjali Sporti/