Roger Federer është eliminuar nga grand slami i Wimbledonit, shkruan Sinjali Sport.
Zvicerani u mposht 3-0 në sete nga Hubert Hurkacz në çerekfinalen e këtij turneu.
Polaku e dominoi Federerin ku në setin e parë e fitoi me lehtësi 6-3, më pas në të të dytin 7-6, ndërsa në setin e fundin e demoloi 6-0.
Federeri tashmë 39 vjeç duket së është duke i luajtur ndeshjet e fundit në karrierë, pasi ka filluar të mos e ketë fuqinë e njëjtë.
Hurkacz në gjysmëfinale pret fituesin e përballjes Berrettini – Auger-Aliassime. /Gazeta Sinjali Sporti/