image Federata italiane redukton dënimin e Alvaro Moratas

Futboll

Federata italiane redukton dënimin e Alvaro Moratas

news image

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se e ka reduktuar dënimin e Alvaro Moratas në një ndeshje, që do të thotë se ai do të jetë i gatshëm të luajë kundër Genoas të dielën.

Sulmuesi i bardhezinjve e kishte marrë karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Beneventos dhe ishte suspenduar me dy ndeshje mos lojë nga Komisioni i Disiplinës.

Juventusi kishte apeluar vendimin për dy ndeshje mos lojë dhe tani ata kanë fituar dhe dënimi është për një lojë. Tani spanjolli mund të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Genoas.

Pjesërisht ankesa e Juventusit është pranuar, menjëherë, duke reduktuar në një ndeshje dënimin në një xhiro që është luajtur si dhe një gjobë prej 8000 euro”, thuhet në komunikatën e FIGC, përcjell Sinjali Sportiv. /Sinjali Sportiv/